Aktualitet

Pranga shoferit të dehur, shkaktoi aksident me pasojë dëme materiale në aksin “Përmet-Këlcyrë”

Policia arrestoi në flagrancë autorin, i cili goditi një mjet në aksin rrugor “Përmet-Këlcyrë”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i fshatit Kuqar”.

28 Qershor 2023, 11:22 Nga DOSJA
Pranga shoferit të dehur, shkaktoi aksident me pasojë dëme
rajoni i policise Gjirokaster

GJIROKASTËR- Një shtetas me inicialet R. D., 56-vjeç, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka goditur një automjet tjetër. Policia arrestoi në flagrancë autorin, i cili goditi një mjet në aksin rrugor “Përmet-Këlcyrë”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i fshatit Kuqar”.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin R. D., 56 vjeç, banues në Përmet, pasi në aksin rrugor “Përmet-Këlcyrë”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i fshatit Kuqar”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka goditur një automjet tjetër dhe si pasojë ka sjellë dëme materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshme Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll