Aktualitet

Shisnin kanabisin në lokalet në plazhin e Durrësit, policia arreston tre të rinj

Gjatë kontrolleve, atyre iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje dhe 3 celularë.

28 Qershor 2023, 12:12 Nga m.s
Shisnin kanabisin në lokalet në plazhin e Durrësit, policia
droga e sekuestruar

DURRËS- Tre të rinj janë arrestuar, pasi bashkëpunonin për të shitur doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në lokale në zonën e plazhit në Durrës. Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe aksioneve të policisë në zonën bregdetare, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor antidrogë i koduar "Hundreds 2". Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve Durrës, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja” vunë në pranga shtetasit Elton Bici 18-vjeç, Luis Lleshi, 19-vjeç dhe Ronaldo Murja, 17-vjeç, të tre banues në Durrës. Ata bashkëpunonin me njëri-tjetrin, me qëllim sigurimin dhe shitjen në doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në lokale në plazhin e Durrësit. Gjatë kontrolleve, atyre iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje dhe 3 celularë.

Njoftimi nga policia

Durrës/Operacione të njëpasnjëshme kundër shitjes së lëndëve narkotike në doza, në lokale në plazhe. Finalizohet operacioni policor i koduar “Hundreds 2". Bashkëpunonin për të shitur doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në lokale në zonën e plazhit, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas. Sekuestrohen një sasi lëndë narkotike cannabis sativa e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje dhe 3 celularë. Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe aksioneve të Policisë në zonën bregdetare të qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor antidrogë i koduar "Hundreds 2". Në bazë të provave të siguruara, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të kësaj drejtorie, kapën dhe vunë në pranga shtetasit L. B., 18 vjeç, L. Ll., 19 vjeç dhe R. M., 17 vjeç, të tre banues në Durrës. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 3 shtetas bashkëpunonin me njëri-tjetrin, me qëllim sigurimin dhe shitjen në doza, të lëndës narkotike cannabis sativa, në lokale në plazhin e Durrësit. Gjatë kontrolleve, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje dhe 3 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

policia

Sondazh

Poll