Politike

Raporti i Venecias/ Gazmend Bardhi: Konfirmoi se Meta s’ka shkelur Kushtetutën, puç konsitucional

11 Tetor 2019, 19:44 Nga DOSJA
Raporti i Venecias/ Gazmend Bardhi: Konfirmoi se Meta s’ka shkelur

TIRANË– Në një intervistë për gazetaren Mirela Milori, në “ABC News”, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, tha se Venecia konfirmoi se Presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën.

Pyetje: Cili është komenti juaj për raportin final të Vencias për presidentin?

Gazment Bardhi: Përgjigja zyrtare e Komisionit të Venecias është që Presidenti i Republikës nuk ka kryer shkelje dhe nuk jemi në rrethanat ku mund të shkarkohet nga Kuvendi apo Gjykata kushtetuese. Opinioni tregon se veprimtaria e Kuvendit dhe e partisë qeverisëse ishte një puç konsitucional për të kalur një nga insitucionet e vetme jashtë kontrollit të qeverisë.

Pyetje: Tejkalimin i kompetencës nga presidenti e përfshin shkeljen sipas jush apo është i ndryshëm nga shkelja?

Gazment Bardhi: Ka një ndryshim në opinionin përfundimtar të miratuar sot, krahasuar me draftin. Ky është një nga rastet e veçanta që Komisioni i Venezias ndryshon qendrim referuar opinionit të ekspertëve. Në draftin final është specifikuar se nëse ka patur apo jo tejkalim, do të duhet ta vendosë Kuvendi apo Gjykata Kushtetuese. Edhe nëse ajo që ka thënë Komisioni i Venecias konsiderohet si tejkalim, duhet të merren në konsideratë rrethanat e tjera kushtetuese që kanë detyruar Presidentin të marrë vendimin. Në raport thuhet qartë konkluzioni se Presidenti i Republikës nuk ka kryer shkelje, siç ka bërë propagandë qeveria gjatë kësaj kohe. Deri më sot Presidenti Meta i ka qendruar betimit për respektimin e Kushtetutës.

Në raportin e publikuar sot nga Komisioni i Venecias bëhej me dije se edhe nëse vërtetohet se presidenti Meta mund të ketë tejkaluar kompetencat me shtyrjen e zgjedhjeve lokale, sërish nuk mund të flitet për shkarkim. Në opinionin final nuk ishin reflektuar asnjë nga pretendimet që presidenti Meta i shprehu kreut të Komisionit të Venecias përmes një letre.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gazmend bardhi ps shkarkon metën raporti final i venecias per meten raporti i venecias per shkarkimin e metes gazmend bardhi ps shkarkon metën raporti final i venecias per meten raporti i venecias per shkarkimin e metes

Sondazh

Poll