Aktualitet

EMRI/ E mori rrjedha teksa po kalonte lumin, gjendet pas 5 ditësh trupi i 46-vjeçarit në Elbasan

Por në njoftimin e policisë bëhet me dije se Preçi është marrë nga rrjedha e lumit Shkumbin 5 ditë më parë dhe sot i është gjetur trupi i pa jetë.

26 Qershor 2023, 21:40 Nga I.A
EMRI/ E mori rrjedha teksa po kalonte lumin, gjendet pas 5 ditësh trupi i
Lumi i Shkumbinit

ELBASAN- Trupi i 46-vjeçarit, i cili u zhduk 5 ditë më parë në Elbasan është gjetur mbrëmjen e sotme. 46-vjeçari me emrin Blerim Preçi u shpall i humbur 5 ditë më parë, pasi do të shkonte nga tokat. Por në njoftimin e policisë bëhet me dije se Preçi është marrë nga rrjedha e lumit Shkumbin 5 ditë më parë dhe sot i është gjetur trupi i pa jetë.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan Pas 5 ditësh kërkime të pandërprera, polumbarët e Repartit Special RENEA gjejnë në ujërat e lumit Shkumbin, trupin e 46-vjeçarit që e mori rrjedha aksidentalisht, teksa kalonte lumin. Në vijim të informacionit të dhënë më datë 22.06.2023, sipas të cilit dyshohej se shtetasin B. P., 46 vjeç, e kishte marrë rrjedha e ujit, teksa kishte qenë duke kaluar në anën tjetër të lumit Shkumbin, pasi kishte punuar një sipërfaqe toke, ju bëjmë me dije se: Polumbarët e Repartit Special RENEA, të cilët menjëherë pas marrjes së njoftimit, iu kanë shkuar në ndihmë shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, kanë bërë të mundur, si rezultat i kërkimeve të pandërprera 5-ditore, gjetjen e trupit të pajetë të 46-vjeçarit, në ujërat e lumit Shkumbin, konkretisht në fshatin Papër. Trupi i pajetë i këtij shtetasi u dërgua në morg, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme. Vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

blerim preçi

Sondazh

Poll