Politike

Lirimi i tre policëve të Kosovës, Meta: Një veprim pozitiv, i dha fund një akti tepër të rëndë provokativ!

Meta thotë se është veprim pozitiv që iu dha fund një akti të rëndë provokativ. 

26 Qershor 2023, 13:00 Nga A.B
Lirimi i tre policëve të Kosovës, Meta: Një veprim pozitiv,
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i 'Partisë së Lirisë', Ilir Meta ka reaguar pas lirimit të tre policëve të Kosovës nga Serbia. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meta thotë se është veprim pozitiv që iu dha fund një akti të rëndë provokativ. 

'Lirimi i tre policëve të Kosovës, edhe pse i vonuar, është një veprim pozitiv, që i dha fund një akti tepër të rëndë provokativ. Rikthimi tek dialogu dhe finalizimi i marrëveshjeve të negociuara përmes BE dhe SHBA është rruga e vetme për normalizimin përfundimtar të situatës dhe të marrëdhënieve Kosovë- Serbi'- shkruan Meta.

ilir meta lirohen tre policet e kosoves

Sondazh

Poll