26 Qershor 2023, 12:31
Nga A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi edhe një herë se kryeministri Edi Rama po ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës. Në një konferencë për mediat, ai tha se Rama po bën sulme që të shpëtojë nga çështja e 'McGonigal'.
Pjesë nga deklarata:
Por unë jam sot këtu gjithashtu për të dënuar me forcën më të madhe ndërhyrjet brutale në punët e Brendshme të Kosovës të Edi Ramës. Sulmet e tij të përditshme ndaj qeverisë së Kosovës. Përpjekjet e tij donkishoteske për të marrë një rol të caktuar në këtë problem të madh, të thellë, të rëndësishëm për Europën dhe NATO-n.
Rikujtoj këtu shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar se Edi Rama ka një përgjegjësi direkte të madhe, në bllokimin e zhvillimeve pozitive dhe zgjidhjes së problemeve mes Kosovës dhe Serbisë. Me ardhjen e tij në pushtet Edi Rama u bë krah haptas i Vuçiçit dhe projekteve të tij të Serbisë së Madhe. Ai u bë një nga promotorët e ndarjes dhe ndryshimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Përpjekje kjo që pati pasoja shumë të rënda, përveç bllokimit të negociatave, u pasqyrua dhe në qëndrime të tjera ndaj udhëheqjes politike të Kosovës.
Edi Rama si mbështetës i të gjitha projekteve të Serbisë së madhe, me qëllim ndarjen e Kosovës sipas orekseve të Vuçiçit, i kundërvuri për vite me radhë aleancën trelaterale Beograd-Shkup-Tiranë, nismës evropiane të Berlinit.
Së fundi, Edi Rama i urdhëruar nga Vuçiç ndërmori ndërhyrje brutale dhe sanksione ndaj qeverisë së Kosovës. Ai çdo ditë del me deklarata dhe veprime mbrapa të cilave ka strikt interesa antishqiptare të ndarjes së Kosovës dhe interesa strikte personale të shpëtimit të lëkurës së tij nga hetimi i hapur penal në Uashington, ndaj personalisht atij, ministrave dhe bashkëpunëtoreve të tij të afërt për aferën McGonigal.
Korruptimi i shefit të kundërzbulimit së FBI-së për Nju Jorkun, përdorimin e tij në kohën kur ai ishte në detyrë, për qëllime private në luftë kundër opozitës dhe shkatërrimin e saj. Po kërkesa e prokurorit të SHBA-së për bashkimin e çështjeve mban erë dhe lidhje të tjera shumë obskure të skandalit McGonigal-Edi Rama.
sali berisha
Politike
26 Qershor 2023, 12:23
A.B
Sali Berisha
TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas lajmit të lirimit të tre policëve të Kosov&eum...
Politike
26 Qershor 2023, 11:52
A.B
Eni Zake
TIRANË- Universiteti i Korçës “ Fan Noli” rrezikon mbylljen ose bashkimin me atë të Tiranës. Mes shum&...
Politike
26 Qershor 2023, 11:17
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit të lirimit nga burgu të tre policëve të Kosovës nga Serbia. P&eu...
Politike
26 Qershor 2023, 07:57
A.B
Edi Rama, Charles Michel
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë ditën e sotme drejt Brukselit, ku do të zhvillojë nj&e...
Politike
25 Qershor 2023, 16:13
m.s
Kreshnik Hajdari
KUÇOVË- SPAK ka nisur hetimin për kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari. Prokuroria e Posaçme i ...
Politike
25 Qershor 2023, 12:57
A.B
Policia
SHKODËR- Zëvendës drejtori Hajri Kushe është pezulluar nga detyra, pasi dyshohet se është përfshirë n&...
Politike
25 Qershor 2023, 09:42
A.B
Edi Rama
TIRANË- Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama e ka nisur duke publikuar disa pamje nga brenda zyrave të bashkisë s&eum...
Politike
24 Qershor 2023, 22:24
I.A
Posteri
TIRANË- Kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici u arrestua për korrupsion pasiv, bazuar në hetimet e kryera pas publikimit ...
Politike
24 Qershor 2023, 21:15
I.A
TIRANË- Fotoja e mësipërme është nga momenti i arrestimit të ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici. Gjici u a...
Politike
24 Qershor 2023, 21:07
I.A
Ermal Dredha dhe Ahmed bin Ali Al Sayegu
ABU DHABI- Presidenti i Abu Dhabit sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan i dha ambasadorit të Shqip&eu...