Bota

“Italia dhe Greqia mund të arrijnë rezultate të rëndësishme”, Meloni uron Mitsotakis pas zgjedhjeve

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka uruar kryeministrin Kyriakos Mitsotakis për fitoren e tij në zgjedhjet e djeshme parlamentare

26 Qershor 2023, 10:35 Nga DOSJA
“Italia dhe Greqia mund të arrijnë rezultate të
Giorgia Meloni dhe Kyriakos Mitsotakis

ITALI- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka uruar kryeministrin Kyriakos Mitsotakis për fitoren e tij në zgjedhjet e djeshme parlamentare, raporton "Protothema".

“Përgëzoj Kyriakos Mitsotakis për suksesin zgjedhor. I urova, ngrohtësisht, punë të mbarë. Italia dhe Greqia së bashku mund të arrijnë rezultate të rëndësishme, në dobi të popujve tanë, të kombeve dhe të kontinentit tonë”, nënvizon Meloni në postimin e saj.


Kyriakos Mitsotakis është konfirmuar kryeministër i Greqisë edhe për një mandat tjetër katër-vjeçar. Në përfundim të numërimit të votave, Partia konservatore "Demokracia e Re" ka arritur të marrë rreth 40.56 % të votave, një rezultat i ngjashëm me votimet e 21 majit. Mitsotakis ka siguruar 158 vende nga 300 në Parlament, dhe shumicën absolute për të qeverisur i vetëm, ndërsa tha se tashmë është hapur rruga për të çuar para reformat e rëndësishme.

Sondazh

Poll