Sport

RISIA! Griezmann i paparashikueshëm, tani vizaton emoji në flokët e tij…

Antoine Griezmann është mësuar të eksperimentojë me flokët e tij dhe këtë herë ka vendosur të vizatojë emoji të ndryshëm.

25 Qershor 2023, 18:16 Nga DOSJA

RISIA! Griezmann i paparashikueshëm, tani vizaton emoji në flokët

FRANCE - Nuk është hera e parë që Antoine Griezmann dëshmon se sa guximtar është, pasi ka eksperimentuar disa herë me modelin e flokëve.

Këtë herë ai ka zgjedhur të vizatojë emoji të ndryshme në flokë. Në storjen që ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram, shihet një fytyrë e qeshur, ndërsa në të djathtë një lule.

RISIA! Griezmann i paparashikueshëm, tani vizaton emoji në flokët

Ylli i Atletico Madridit ka lyer më parë flokët e tij në pjesën e pasme të kokës me ylber, bruz etj.

Në fakt, siç shihet edhe nga fotoja që ai ka publikuar, tashmë duket e shëruar edhe plaga e pësuar nga goditja e Mavropanos, në ndeshjen me kombëtaren Francë-Greqi (1-0).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll