Bota

'Numërimi mbrapsht sapo ka filluar'/Parashikimi i Ukrainës pas rebelimit të 'Wagner': Faza e parë drejt përfundimit të regjimit të Putinit

Rebelët e armatosur anti-Putin u kërkuan mbështetësve të shtunën të ngrihen dhe të përfitojnë nga situata e ëagner për të marrë pushtetin.   

25 Qershor 2023, 16:49 Nga a.l
'Numërimi mbrapsht sapo ka filluar'/Parashikimi i Ukrainës
Foto ilustruese

RUSI-Zyrtarët ukrainas shprehen se kryengritja jetëshkurtër e grupit mercenar ëagner kundër Kremlinit është faza e parë e çmontimit të regjimit të presidentit rus Vladimir Putin. Sipas Oleksii Danilov, sekretar i Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës, kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili orkestroi rebelimin, është vetëm një pjesë e grupit dhe pjesë e planit, maja e ajsbergut në procesin e destabilizimit, shkruan CNN. 

“Regjimi i Putinit është goditur pas shpine me thikë, nëse jo në çast fatal, por sigurisht i pashmangshëm, edhe pse i vonuar në kohë. Numërimi mbrapsht ka filluar”, tha ai.  

Rebelët e armatosur anti-Putin u kërkuan mbështetësve të shtunën të ngrihen dhe të përfitojnë nga situata e ëagner për të marrë pushtetin.   

yevgeny prigozhin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll