Bota

Nënë e bir humbin jetën nga përmbytjet në Pejë/ Krasniqi: Me zemër dhe mendje jemi pranë familjes Ademaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka ngushëlluar familjen Ademaj pas humbjes së dy familjarëve të tyre nga vërshimet në Pejë.

25 Qershor 2023, 16:35 Nga a.l
Nënë e bir humbin jetën nga përmbytjet në Pejë/
Memli Krasniqi

KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka ngushëlluar familjen Ademaj pas humbjes së dy familjarëve të tyre nga vërshimet në Pejë.

“Në momente të rënda si ky, me zemër dhe mendje jam pranë familjes Ademaj për të ndarë dhembjen e madhe nga humbja e më të dashurve të tyre. Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe të gjithë qytetit të Pejës, të cilët u goditën nga kjo fatkeqësi natyrore”, ka shtuar Krasniqi. 

Si ndodhi ngjarja?

Moti i keq në Kosovë ka shkaktuar përmbytje masive në disa zona, ku situata është përkeqësuar gjatë natës, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Një nga zonat më të prekura është Peja, ku janë shënuar dy viktima, nënë e bir, Mirsada Ademaj dhe Dion Ademaj. Ngjarja e rëndë u shënua në lagjen 'Asllan Çeshme'. Nëna rreth 30-vjeçare së bashku me fëmijën e saj të vetëm 5-vjeçar, në momentet kritike ishin duke qëndruar në shtëpi. Rastin e kanë raportuar fqinjët dhe gruaja që u raportua e zhdukur më vonë u gjet në afërsi të një shtëpie të fqinjëve. Vdekjen e nënë e bir e kanë konfirmuar mjekët. 

permbytje ne peje

Sondazh

Poll