Bota

Kontrolle blic, gjenden 44 milionë euro në hotelin e Prigozhin në Shën Petersburg

Nga erdhën paratë, kujt i përkisnin dhe për çfarë synoheshin nuk është ende e qartë, tani për tani ka vetëm teori. Prigozhin konfirmoi informacionin e lëshuar nga Fontanka. 

25 Qershor 2023, 18:05 Nga a.l
Kontrolle blic, gjenden 44 milionë euro në hotelin e Prigozhin në
Money

RUSI- Në hotelin Trezzini në Shën Petersburg, që besohet se është zyra e kreut të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, dyshohet se janë gjetur para në vlerë prej 4 miliardë rubla, afërsisht 44 milionë euro. Kjo u raportua nga një korrespondent i Fontanka, media ruse e gazetarisë hulumtuese, shkruan Ansa. 

Nga erdhën paratë, kujt i përkisnin dhe për çfarë synoheshin nuk është ende e qartë, tani për tani ka vetëm teori. Prigozhin konfirmoi informacionin e lëshuar nga Fontanka. 

Sipas raportimeve, paratë kanë qenë të destinuara për të paguar pagat, të ashtuquajturat kompensim "Cargo 200" (për familjet e luftëtarëve) dhe çështje të tjera. 

yevgeny prigozhin

Sondazh

Poll