Bota

'S'na ndihmoi askush'/ Nipi i tij 5-vjeçar humbi jetën në Pejë, xhaxhai rrëfehet mes lotësh: Trupat i gjetëm vetë, në të njëjtin vend ku kontrolloi policia

Ai akuzoi institucionet që nuk i dolën në ndihmë. Ndërsa tregoi i përlotur rastin, Ademaj tha se edhe trupin e pajetë e dërguan vetë në ambulancë.

25 Qershor 2023, 15:31 Nga a.l
'S'na ndihmoi askush'/ Nipi i tij 5-vjeçar humbi
Albert Ademaj

KOSOVË- Familjari i personave që humbën jetën në Pejë si pasojë e vërshimeve, Albert Ademaj ka rrëfyer me detaje si arritën t’i nxjerrin trupat e pajetë të nënë e bir. Teksa shfaqej i përlotur, xhaxhai i 5-vjeçarit që vdiq si pasojë e përmbytjeve, tha se nuk morën asnjë ndihmë nga institucionet. 

Ademaj u shpreh se për t’i ndihmuar shkoi ekipi policor, edhe pse sipas tij, ata nuk ofruan ndihmë të mirëfilltë dhe as sjellje të duhur ndaj tyre. Ai tregon se në zonën ku kontrolluan policia deklaroi se nuk kishte asnjë gjurmë të 30-vjeçares, ndërsa më vonë kanë qenë familjarët ata të cilët kanë nxjerrë trupin e saj të pajetë në të njejtin vend ku kontrolloi policia. 

Ai akuzoi institucionet që nuk i dolën në ndihmë. Ndërsa tregoi i përlotur rastin, Ademaj tha se edhe trupin e pajetë e dërguan vetë në ambulancë.

permbytje ne peje mirsada ademaj dion ademaj albert ademaj

Sondazh

Poll