Aktualitet

FOTO- Stafi i ambasadës amerikane i jep lamtumirën Yuri Kim, dhurata e veçantë për ambasadoren në ikje

Ambasada shpreh vlerësimet dhe mirënjohje ndaj saj për përpjekjet e bëra për vijimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

25 Qershor 2023, 10:32 Nga A.B
FOTO- Stafi i ambasadës amerikane i jep lamtumirën Yuri Kim, dhurata e
Yuri Kim

TIRANË- Komuniteti i selisë amerikane është mbledhur për t’i dhënë lamtumirën ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, e cila do largohet nga ky post. Në një postim në Faceebok, Ambasada shpreh vlerësimet dhe mirënjohje ndaj saj për përpjekjet e bëra për vijimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

FOTO- Stafi i ambasadës amerikane i jep lamtumirën Yuri Kim, dhurata e

“Lamtumirë Ambasadore Kim!

Komuniteti i ambasadës u mblodh këtë javë për t’i thënë lamtumirë Ambasadores Yuri Kim teksa ajo niset nga Shqipëria për detyrën e saj të radhës në Uashington DC. Stafi amerikan dhe shqiptar ndanë vlerësimet për ambasadoren për përpjekjet e saj për të çuar përpara marrëdhëniet dypalëshe mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, udhëheqjen e saj dhe për dhembshurinë dhe kujdesin e saj për punonjësit e Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Stafi i dhuroi ambasadores një flamur të veçantë shqiptar dhe një album fotografik nga këto tre vjet e gjysmë të saj në Shqipëri. Detashmenti i Gardës së Marinës të Shteteve të Bashkuara i dhuroi ambasadores flamurin amerikan që valonte nga shtiza e flamurit të ambasadës”, shkruhet në postim.

yuri kim

Sondazh

Poll