Aktualitet

Diell dhe rrebeshe shiu, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 31°C.

25 Qershor 2023, 08:06 Nga A.B
Diell dhe rrebeshe shiu, njihuni me parashikimin e motit për ditën e
Moti

TIRANË- Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të karakterizojne kushtet e motit në të gjithë vendin, por pas mesdite pritet shtim i vranësirave duke rrezikuar shira në pjesën më të madhe të vendit ku në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, herë pas here priten edhe rrebeshe afat-shkurtra shiu.

Në mbrëmje dhe gjatë natës do të këtë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke ri-kthyer kthjellimet në të githë vendin. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 31°C.

moti

Sondazh

Poll