Aktualitet

DETAJE/ Sot arrestoi Gjicin, SPAK një javë më parë kontroll në banesën e Alma K, sekuestroi pajisjet e përgjimit

Pajisjet janë dërguar të gjitha për ekspertim, ku pritet të shihet nëse ka detaje apo përgjime të tjera. 

24 Qershor 2023, 21:28 Nga I.A
DETAJE/ Sot arrestoi Gjicin, SPAK një javë më parë kontroll
Pjese nga videoja

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga hetimit e SPAK ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjicit. Mësohet se një javë më parë SPAK bëri kontroll në banesën e gruas që ishte në video-skandalin seksual të Gjicit, Alma K. Gjatë kontrollit bëhet me dije se SPAK ka sekuestruar të gjitha pajisjet me të cilat dyshohet se është kryer video-përgjimi që rrëzoi Gjicin. Pajisjet janë dërguar të gjitha për ekspertim, ku pritet të shihet nëse ka detaje apo përgjime të tjera. 

Kryebashkiaku i dorëhequr i Kukësit Safet Gjici u vu nën hetim nga SPAK në 16 qershor, pas publikimit të video-skandalit ku ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij në Bashki. Në videon e publikuar të skandalit seksual, Gjici u dëgjua teksa i premtoi një tender për vaksinimin e qenëve në Kukës, Alma K. vajzës me të cilën po kryebte marrëdhënie seksuale. Dosja.al, e posedon video-skandalin e Gjicit, por për arsye etike nuk e kemi publikuar në media. 

alma k safet gjici videoja e safet gjicit arrestohet safet gjici

Sondazh

Poll