Aktualitet

Aksident gjatë natës në Dhërmi, makina bie në humnerë, 4 të plagosur, banorët i shpëtojnë

Ishin kalimtarët dhe banorët e zonës që kanë bërë të mundur nxjerrjen e njerëzve nga gremina

25 Qershor 2023, 07:18 Nga A.B
Aksident gjatë natës në Dhërmi, makina bie në
Ambulanca


VLORË- Një aksident ka ndodhur në fshatin Dhërmi, ku gjatë natës një makinë ka përfunduar në humnerë. 4 personat që kanë qenë në makinë kanë marrë dëmtime të lehta, ndërsa një vajzë ka pësuar thyerje në krah.

Ishin kalimtarët dhe banorët e zonës që kanë bërë të mundur nxjerrjen e njerëzve nga gremina dhe më pas me ambulancë janë transportuar në spitalin e Himarës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen./Dosja.al

aksident ne dhermi

Sondazh

Poll