Sport

Leo Messi ka ditëlindjen, Barcelona dhe Parisi urojnë “jashtëtokësorin”!... (video)

Ylli argjentinas Lionel Messi sot mbushi 36 vjeç…

24 Qershor 2023, 23:12 Nga DOSJA

Leo Messi ka ditëlindjen, Barcelona dhe Parisi urojnë

ARGJENTINE - Lionel Messi mund të jetë larguar nga Paris Saint-Germain dhe të ketë thënë jo për një rikthim në Barcelonë, për të zgjedhur Inter Miami, por asnjëra skuadër nuk e ka harruar ditëlindjen e tij.

Superylli argjentinas ka lindur më 24.6.1987 dhe sot ka mbushur 36 vjeç! Në karrierën e tij të madhe, ai ka fituar Kupën e Botës dhe Kupën e Amerikës me kombëtaren e Argjentinës, ndërsa me Barcelonën, ndër të tjera, ka fituar 4 Champions League. 

Lionel Messi është gjithashtu futbollisti me më shumë “Topa të Artë” në historinë e sportit, pasi ka 7! Argjentinasi festoi ditëlindjen me familjen në vendlindje dhe lexoi se çfarë shkruan Barcelona dhe Parisi për të! 

Barcelona ka postuar një video nga momentet e mëdha të dhisë dhe i ka uruar atij "Gëzuar ditëlindjen", ndërsa një video tjetër i ka uruar edhe skuadra e Parisit, ku ‘Pleshti’ luajti për dy vite. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll