Sport

Tonali te Newcastle, Mancini ngre alarmin: "Do të thotë se ka një problem"

Trajneri i Kombëtares flet për lamtumirën e Sandro Tonalit nga Milani: “Nëse një i ri si ai largohet nga Italia, do të thotë se ka një problem”

24 Qershor 2023, 19:28 Nga DOSJA
Tonali te Newcastle, Mancini ngre alarmin: "Do të thotë se ka

ITALI - Javën e ardhshme duhet të arrijë shitja zyrtare e Sandro Tonalit nga Newcastle te Milani, një humbje serioze për futbollin italian që Roberto Mancini dëshiron ta nënvizojë: “Nga njëra anë, ka një zhgënjim, nëse një lojtar i ri dhe i mirë si Tonali largohet nga Italia, do të thotë se ka disa probleme, por nga ana tjetër, ai do të duhet të luajë në Premier League, teknikisht është mirë për të ”, tha ai për Sky.

Duke marrë si pikënisje skuadrën e fundit të trajnerit për finalet e Ligës së Kombeve, ku kombëtarja u kualifikua e treta, Tonali do të bëhej lojtari i shtatë nga 23 që luajnë jashtë vendit. Të tjerët janë Donnarumma (PSG), Jorginho (Arsenal), Verratti (PSG), Zaniolo (Galatasaray), Gnonto (Leeds), Retegui (Tigre). Për të mos përmendur shitjen e afërt të Vicario nga Empoli te Tottenham.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll