Bota

Wagner udhëheq revoltën kundër ushtrisë ruse, Putin: Tradhtarët do të ndëshkohen

Putin thotë se disa rusë janë “mashtruar në një aventurë kriminale” pa përmendur në mënyrë specifike luftëtarët rebelë të Ëagner.

24 Qershor 2023, 09:04 Nga f.i

Wagner udhëheq revoltën kundër ushtrisë ruse, Putin:

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin pas kaosit të lrijuar gjatë orëve të fundit në Rusi ka dalë në një konferencë për mediat ku i është drejtuar popullit rus. Putin në fjalën e tij ka këkruar nga rusët që të qëndrojnë të informuar në lidhje me atë që do të thotë ai.

“Ata që shkojnë qëllimisht në rrugën e tradhtisë, duke përgatitur një rebelim të armatosur kur ju po përgatitnit sulme terroriste, do të ndëshkohen”, tha Putin.

Presidenti rus tha: Çdo trazirë e brendshme është një kërcënim vdekjeprurës për shtetin tonë për ne si komb; është një goditje për Rusinë për popullin tonë dhe veprimet tona për të mbrojtur atdheun tonë. Një kërcënim i tillë do të përballet me një përgjigje të ashpër. 

Presidenti kujtoi gjithashtu goditjen që iu dha Rusisë në vitin 1917, kur vendi po zhvillonte Luftën e Parë Botërore, duke thënë se nuk do të lejojë që kjo të ndodhë më.

Grupi Wagner, pas kërcënimeve të shumta i ka shpallur zyrtarisht luftë Kremlinit dhe drejtuesëve të Rusisë. Thirrja për ‘kryengritje’ erdhi pasi Yevgeny Prigozhin, pretendon se ushtria e Moskës vrau një grup mercenarësh të tij gjatë një sulm në një kamp. Prigozhin ka nisur kryengritjen e tij nga qyteti Rostov-on-Don, pranë kufirit me Ukrainën, ku banorëve u është thënë të qëndrojnë brenda. Presidenti rus, Vladimir Putin e ka cilësuar si një thikë pas shpine, rebelimin e tij, ndërsa ka mohuar rrezikun e një grushti shteti. Putin ka pranuar se situata në qytetin jugor të Rostov-on-Don, të marrë nga Wagner, mbetet e vështirë. Në qendër të Moskës kanë dalë në rrugë tanket dhe janë rritur masat e sigurisë dhe të gjitha objektet e rëndësishme janë nën vëzhgim./Dosja.al

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll