Sport

Luksemburgu ‘e shkarkoi’, Hadzibegiç nuk është më trajner i Bosnjës…

I emëruar në janarin e kaluar si trajner, Faruk Hadzibegiç dhe Federata e tij vendosën, me marrëveshje të përbashkët, t'i japin fund bashkëpunimit.

24 Qershor 2023, 10:40 Nga DOSJA

Luksemburgu ‘e shkarkoi’, Hadzibegiç nuk është

BOSNJE - Marrëdhënia midis Faruk Hadzibegic dhe Bosnje-Hercegovinës, tashmë ka mbaruar! 

I emëruar trajner i ekipit ballkanik më 4 janar, tekniku franko-boshnjak 65-vjeçar pa që misioni i tij të përfundoi, me marrëveshje të ndërsjellë me Federatën e tij, këtë të enjte, informacion i zyrtarizuar mëngjesin e kësaj të premteje.

Rekordi i tij, në katër ndeshje kualifikuese për “Euro 2024”, është vetëm një sukses, si fillim, më pas tri humbje, e fundit prej të cilave, më 20 qershor, kundër Luksemburgut (0-2), në shtëpi. 

Prandaj gjithçka konsiderohet një rikthim i dështuar për Hadzibegic, i cili edhe më herët ka drejtuar drejtuar kombëtaren boshnjake midis marsit dhe tetorit 1999.

Luksemburgu ‘e shkarkoi’, Hadzibegiç nuk është

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll