Bota

TRONDITËSE në Korenë e Jugut, gruaja vret dy foshnjat e saj dhe i fsheh për vite në frigorifer

Një zyrtar i policisë provinciale Gyeonggi Nambu tha për CNN se gruaja, rreth të 30-ave, kishte pranuar vrasjen e foshnjave dhe tha se ajo e bëri këtë sepse u përball me vështirësi ekonomike në kujdesin për tre fëmijët e saj të tjerë, të moshës 12, 10 dhe 8 vjeç.

23 Qershor 2023, 13:59 Nga a.l
TRONDITËSE në Korenë e Jugut, gruaja vret dy foshnjat e saj dhe i
Foto ilustruese

KOREJA E JUGUT- Një ngjarje tronditëse është raportuar në Korenë e Jugut. Sipas mediave të huaja, një grua rreth të 30-ave akuzohet se ka vrarë dy foshnjat e saj dhe i ka ruajtur prej vitesh në frigorifer. 

Një zyrtar i policisë provinciale Gyeonggi Nambu tha për CNN se gruaja, rreth të 30-ave, kishte pranuar vrasjen e foshnjave dhe tha se ajo e bëri këtë sepse u përball me vështirësi ekonomike në kujdesin për tre fëmijët e saj të tjerë, të moshës 12, 10 dhe 8 vjeç. Të porsalindurit ishin vetëm një ditë kur e ëma u mori jetën. 

Policia pretendon se ajo e mbyti vajzën një ditë pas lindjes dhe e vendosi trupin në frigoriferin e shtëpisë së saj. Ajo akuzohet se ka bërë të njëjtën gjë me fëmijën e saj të pestë, një djalë i lindur në nëntor 2019. 

Burri i saj tha se i kishin thënë se dy fëmijët ishin abortuar dhe për këtë arsye nuk dinte për vrasjet e foshnjave. Rasti doli në dritë në maj kur Bordi i Auditimit dhe Inspektimit i qeverisë zbuloi se lindjet e foshnjave nuk ishin regjistruar kurrë zyrtarisht, megjithëse kishte një regjistrim të lindjeve të tyre në spital.

kore e jugut vrasje ne kore

Sondazh

Poll