Art&Argëtim

Oprah Winfrey nuk u martua kurrë, dhe nuk është e penduar: Askush nuk u jep grave atë që meritojnë

11 Tetor 2019, 07:54 Nga DOSJA
Oprah Winfrey nuk u martua kurrë, dhe nuk është e penduar: Askush

SHBA- Oprah Winfrey thotë se nuk ka asnjë keqardhje për të vendosur të mos martohet apo të ketë fëmijë.

Gazetarja  e mirënjohur amerikane e ka thënë hapur se nuk ka asnjë problem nëse nuk martohet deri në fund të jetës, dhe nuk ka fëmijë.

Sipas  saj mungesa e një  martese apo ndjenja e  të bërit nënë, nuk është aspak problem për të.

Ikona e televizionit, e cila tashmë  është plot 65-vjeç ka qenë në një lidhje relativisht të gjatë me Stedman Graham, përreth 33 vjet.

Dhe, pavarësisht se janë fejuar në vitin 1992, çifti nuk u martua  kurrë  dhe vendosën të mos  bëjnë asnjëherë fëmijë, apo të zgjeronin familjen e tyre.

Teksa ka  dhënë një  intervistë për revistën ‘People’, Winfrey zbuloi se ndërsa ajo mendonte të bëhej nënë pas propozimit të Graham, ajo ndjeu se e kishte të pamundur ta përballonte këtë lloj ndryshimi  në jetën e saj.

“Në një moment kur unë kisha blerë një apartament, dhe mora propozimin e mendova se nëse martohem më duhet një shtëpi  edhe më e madhe pasi duhet dhe vend për fëmijën. Unë nuk kam aftësinë të kujdesem ashtu siç shoh gratë e tjera. Kjo është arsyeja pse, gjatë gjithë viteve të mia, kam pasur vëmendjen më të lartë për gratë që zgjedhin të jenë në shtëpi me fëmijët e tyre, sepse nuk e di si e bën këtë gjatë gjithë ditës. Askush nuk u jep grave atë që meritojnë.”

Winfrey vazhdoi duke shpjeguar pse ajo dhe Graham vendosën të qëndrojnë të fejuar për kaq kohë,  duke pranuar se ajo beson se gjërat “do të kishin ndryshuar” nëse do të  ishin martuar.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz oprah winfrey oprah winfrey

Sondazh

Poll