Bota

Biden 'nuk i ndahet' gafave, presidenti amerikan ngatërron himnin kombëtar të SHBA-së me atë të Indisë, VIDEOJA që po bën xhiron e rrjetit

Siç shihet në videon e mëposhtme, teksa fillon himni kombëtar i Indisë, Joe Biden ngre dorën e djathtë dhe e vendos në nivelin e zemrës, lëvizje që amerikanët e bëjnë kur dëgjojnë himnin kombëtar të SHBA-së.

23 Qershor 2023, 09:13 Nga a.l
Biden 'nuk i ndahet' gafave, presidenti amerikan ngatërron himnin
Joe Biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden është bërë sërish viral në rrjete sociale dhe duket se nuk i ndahet  gafave. Gjatë ceremonisë së pritjes së kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, në Shtëpinë e Bardhë, ai ngatërroi himnet kombëtare. 

Siç shihet në videon e mëposhtme, teksa fillon himni kombëtar i Indisë, Joe Biden ngre dorën e djathtë dhe e vendos në nivelin e zemrës, lëvizje që amerikanët e bëjnë kur dëgjojnë himnin kombëtar të SHBA-së. Biden madje e mban dorën në të njëjtin vend për disa sekonda, por duket se kuptoi shpejt gabimin teksa heq dorën me një lëvizje të ngadaltë. 

Kjo nuk është hera e parë që presidenti ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe jo vetëm, pasi edhe në takimin e zhvilluar me kryeministrin britanik Rishi Sunak gjatë këtij muaji, ai gaboi duke iu drejtuar atij si 'president'. 

joe biden

Sondazh

Poll