Bota

Kaloi 603 netë në një hotel me pesë yje pa paguar, policia indiane hetim ndaj mashtruesit dhe punonjësve

Ankush Dutta rezervoi një dhomë në hotelin Roseate House në Delhi më 30 maj 2019, dhe duhej të dilte të nesërmen. Por ai e zgjati qëndrimin e tij për 603 netë deri më 22 janar 2021, duke lënë pas fatura të papaguara prej 70.000 dollarë

22 Qershor 2023, 17:46 Nga m.s
Kaloi 603 netë në një hotel me pesë yje pa paguar, policia
hoteli Roseate House, Delhi

INDI- Policia indiane po heton një person, i cili kaloi më shumë se dy vite në një hotel me pesë yje pa paguar. Lajmin e kanë përcjellë mediat lokale.

Ankush Dutta rezervoi një dhomë në hotelin Roseate House në Delhi më 30 maj 2019, dhe duhej të dilte të nesërmen. Por ai e zgjati qëndrimin e tij për 603 netë deri më 22 janar 2021, duke lënë pas fatura të papaguara prej 70.000 dollarë, raporton "The Guardian".

"Llogaritë janë falsifikuar për të fshehur detyrimet aktuale të papaguara", thuhej në ankesën e policisë, cituar nga gazeta Indian Express.

Menaxherët e hoteleve depozituan gjithashtu një ankesë në polici, kundër disa punonjësve për konspiracion, falsifikim dhe mashtrim, me zyrtarët që thanë se dyshonin se anëtarët e stafit ishin korruptuar për të manipuluar sistemet e softuerit të brendshëm.

indi ankush dutta

Sondazh

Poll