Aktualitet

U bllokua në punë, ndërron jetë shqiptari në Greqi (EMRI)

56-vjeçari mbeti i bllokuar gjatë punës nga një ekskavator i vogël dhe gjatë nxjerrjes është lënduar edhe një zjarrfikës

22 Qershor 2023, 14:56 Nga A.B
U bllokua në punë, ndërron jetë shqiptari në Greqi
Ambulance

GREQI- Kristo Çepa ka ndërruar jetë në Greqi. 56-vjeçari shqiptar gjeti vdekjen teksa ishte në ambientet e punës. 

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në zonën Faliro të Kavallës. 56-vjeçari mbeti i bllokuar gjatë punës nga një ekskavator i vogël dhe gjatë nxjerrjes është lënduar edhe një zjarrfikës. Burimet paraprake bëjnë të ditur se gjatë punës është rrënuar një mur. Viktima menjëherë u dergua në spitalin e qytetit ku është konfirmuar vdekja e tij.

Për nxjerrjen e tij është thirrur Shërbimi Zjarrfikës, i cili ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërsa siç u bë e ditur gjatë operacionit ka mbetur i plagosur në dorë një zjarrfikës./Dosja.al

 

vdes shqiptari ne greqi kristo cepa

Sondazh

Poll