Aktualitet

EMRI- Po kthehej nga puna me motor, përplaset me makinën, humb jetën tragjikisht i riu shqiptar në Itali

28-vjeçari me origjinë shqiptare mbeti viktimë e një përplasjeje shumë të dhunshme me një “Volkswagen Passat”, që ndodhi në një karburant

22 Qershor 2023, 14:14 Nga A.B
EMRI- Po kthehej nga puna me motor, përplaset me makinën, humb
Irlat Merdita

ITALI-  Iralt Mërdita është shqiptari i cili ka humbur jetë në Itali. I riu u përfshi në një aksident mbrëmjen e djeshme në Breshia të Italisë, teksa udhëtonte me një motor tip “Honda”. Merdita sapo kishte mbaruar punën, po udhëtonte përgjatë provincës 668 të Lenos për të mbërritur në Ghedi dhe për të ngrënë darkë me familjen e tij.

28-vjeçari me origjinë shqiptare mbeti viktimë e një përplasjeje shumë të dhunshme me një “Volksëagen Passat”, që ndodhi në një karburant.

28-vjeçari pësoi lëndime shumë të rënda. Ai vdiq në një shtrat në njësinë e kujdesit intensiv pak para agimit sot, e enjte, 22 qershor. Me profesion mekanik, ai jetonte në Ghedi dhe kishte disa muaj që punonte në Leno.

Në vetëm tre muaj kishte fituar besimin dhe vlerësimin e kolegëve dhe të pronarit: “Ishte djalë shumë i mirë: i arsimuar, i përgjegjshëm, i disponueshëm”, tha me një zë të thyer nga dhimbja.

Dinamika e aksidentit dramatik, që ndodhi në orën 20 të së mërkurës së 21 qershorit, është ende duke u shqyrtuar nga karabinierët e Dellos./Dosja.al

vdes shqiptari ne itali iralt merdita

Sondazh

Poll