Bota

Kurti do pajtueshmëri në parim për Asociacionin e komunave në veri të Kosovës, Escobar: S’ke pse pret, po kërkojmë model europian

Diplomati amerikan tregoi edhe se çfarë nuk duhet të jetë Asociacioni, duke përmendur 16 modelet që i dërguari i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak ia ka oftuar Kosovës.

22 Qershor 2023, 12:38 Nga k.m

Kurti do pajtueshmëri në parim për Asociacionin e komunave

KOSOVË- I dërguari amerikan, Gabriel Escobar e ka kundërshtuar idenë e kryeministrit Albin Kurti që të ketë dakordim për parimet e Asociacionit para se Kosova ta paraqesë një draft-statut. “Nuk ka përse të presë për këtë”, thotë diplomati amerikan, duke theksuar se po kërkojnë vetëm një model europian që s’do ta pengojë funksionalitetin e shtetit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para dy javësh tha se mund ta thellojë draft-vizionin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, të cilin e kishte paraqitur në takimin e 2 majit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në Bruksel. Por, ai fillimisht kërkon që të ketë pajtueshmëri për parimet kryesore të Asociacionit.

“Nuk ka përse të presë për këtë. Nuk duhet të presë për këtë. Qëndrimi ynë është se duhet të jetë një model europian. Pra, qëndrimi ynë, qëndrimi amerikan, ka qenë gjithnjë se modeli i Asociacionit duhet të jetë i tillë që të ofrojë shërbime komunale për një pakicë kombëtare të gjuhës serbe. Kaq – shërbime komunale”, tha Escobar.

Diplomati amerikan tregoi edhe se çfarë nuk duhet të jetë Asociacioni, duke përmendur 16 modelet që i dërguari i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak ia ka oftuar Kosovës.

“Ajo nuk duhet të ndërhyjë me kushtetutën e Kosovës, strukturën e saj ligjore, apo funksionalitetin e saj. Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Europian u ka dhënë 16 lloje të ndryshme modelesh europiane, që do të funksiononin për Kosovën. Në asnjë nga ato modele nuk mundet, që një vend fqinj të hyjë brenda kufijve të një vendi tjetër dhe të pengojë funksionalitetin e tij. Pra, nuk po kërkojmë një mjet matematikor midis dy qëndrimeve. Kërkojmë një version europian. Pra, atij nuk i duhet asgjë më shumë se kjo”, tha Escobar.

Bashkësia ndërkombëtare po pret që kryeministri Albin Kurti të ndërrojë qëndrim dhe t’i pranojë kërkesat e tyre për shtensionimin e situatës në veri, pasi e shohin përgjegjës shefin e Qeverisë së Kosovës për përshkallëzimin në veri.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll