Art&Argëtim

Adhurues i “Kasapit të Ballkanit”/ Handke reagon pas polemikave për Nobelin: E ndjej gëzimin e serbëve, sot do festojmë

11 Tetor 2019, 07:19 Nga DOSJA
Adhurues i “Kasapit të Ballkanit”/ Handke reagon pas polemikave

STOKHOLM- Fituesi i çmimit Nobel për Letërsi, Peter Handke ka reaguar për herë të parë pas akuzave dhe kontestimeve të shumta.

Teksa ka folur për mediat në Beograd, Handke ka përshëndetur dhe falenderuar të gjithë njerëzit në Serbi.

“Jam shumë i befasuar dhe shumë i lodhur, do të flasim më gjatë nesër. Dua të përshëndes të gjithë njerëzit në Beograd dhe Serbi, e ndiej gëzimin tuaj për njohjen e madhe që mora, faleminderit për atë dhe në emrin tim sonte do të pimë raki dhe verë të bardhë ”, tha ai për Programin e Dytë të Radio Beogradit.

Dhënia e çmimit Nobel, autorit austriak Handke nuk është pritur mirë dhe ka ngjallur reagime të shumta. Kjo pasi ai njihet si një mbështetës i zjarrtë i “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviçit. Në mesin e reagimeve të ashpra e plot indinjatë është reagimi i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Shoqata e Shkrimtarëve në SHBA dhe shumë figurave të tjera.

Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2018 dhe 2019 e fituan autorja polake, Olga Tokaczuk dhe autori austriak, Peter Handke.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture cmimi nobel për letersi peter handke sllobodan milloshevic cmimi nobel për letersi peter handke sllobodan milloshevic

Sondazh

Poll