Bota

E RËNDË në SHBA/ Djali 2-vjeçar qëllon me armë dhe vret nënën e tij shtatzënë

Fatkeqësisht me gjithë ndërhyrjen e menjëhershme të ekipeve të shpëtimit, e reja ka ndërruar jetë në spital, ndërsa mjekët nuk kanë arritur të shpëtojnë as fetusin që ajo mbante.

22 Qershor 2023, 10:00 Nga f.i
E RËNDË në SHBA/ Djali 2-vjeçar qëllon me armë
foto ilustruese

SHBA- Një fëmijë në Ohio duke luajtur me një armë që dyshohet se e gjeti në komodinën e prindërve të tij, qëlloi aksidentalisht dhe vrau nënën e tij shtatzënë tetë muajshe. Mediat e huaja raportojnë se 2 vjeçari e ka qëlluar me pistoletë pas shpine mamanë e tij.

Mësohet se ka qenë vetë 33 vjeçarja që ka marrë në telefon urgjencën dhe ka shpjeguar se është qëlluar aksidentalisht nga djali i saj 2 vjeç dhe se ajo ishte në javën e 33 të shtatzanisë.

Fatkeqësisht me gjithë ndërhyrjen e menjëhershme të ekipeve të shpëtimit, e reja ka ndërruar jetë në spital, ndërsa mjekët nuk kanë arritur të shpëtojnë as fetusin që ajo mbante. Policia gjeti një pistoletë 9 mm të vendosur në një komodinë në dhomë si dhe dy armë të tjera të mbushura. Bashkëshorti i viktimës, i cili në momentin e ngjarjes ishte larg shtëpisë, i tha policisë se armët i përkisnin atij.

shba ohio djali vret nenen

Sondazh

Poll