Bota

Sulmohet ura pranë Krimesë, Rusia hedh akuza ndaj Ukrainës

Vladimir Saldo, kreu i rajonit të pushtuar Kherson, tha se nuk ka viktima por vetëm dëme materiale.

22 Qershor 2023, 09:54 Nga f.i
Sulmohet ura pranë Krimesë, Rusia hedh akuza ndaj Ukrainës
foto ilustruese

RUSI- Një urë që lidh rajonin jugor të Ukrainës, Kherson me gadishullin e Krimesë ishte objektivi i granatimeve ukrainase gjatë natës, tha të enjten një zyrtar rus. BBC raporton se Vladimir Saldo, kreu i rajonit të pushtuar Kherson, tha se nuk ka viktima por vetëm dëme materiale.

“Ura e Chongarit u godit gjatë natës. Nuk pati viktima. Për momentin skuadra e bombave po kryen një ekzaminim për të vlerësuar llojin e municionit të përdorur. Autoritetet kanë filluar të inspektojnë rrugën”,- shkruan Aksenov.

Rusia e përdor rrugën si një urë tokësore për në Krime dhe Melitopol mendohet të jetë një nga objektivat e kundërofensive të Ukrainës, e cila filloi në rajonin jugor të Zaporizhzhia në fillim të këtij muaji. Forcat ruse pushtuan gadishullin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014 dhe më pas në shkurt të vitit të kaluar ata pushtuan edhe rajonin bregdetar jugor të Ukrainës.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll