Bota

Shpërthen gazi në një ndërtesë në Paris, 37 persona të plagosur, 2 të zhdukur

Rreth 270 zjarrfikës u vendosën në vendngjarje pranë Rue Saint Jacques në lagjen e pestë të qytetit dhe kanë vënë nën kontroll zjarrin.

22 Qershor 2023, 09:03 Nga I.A
Shpërthen gazi në një ndërtesë në Paris, 37
Ndertesa ne flake

FRANCË- Një shpërthim gazi i zjarrtë në qendër të Parisit rezultoi në plagosje të të paktën 37 personave dhe tërhoqi qindra zjarrfikës në vendngjarje pasditen e së mërkurës. Rreth 270 zjarrfikës u vendosën në vendngjarje pranë Rue Saint Jacques në lagjen e pestë të qytetit dhe kanë vënë nën kontroll zjarrin.

Katër persona mbeten në gjendje kritike dhe zyrtarët thonë se punonjësit e shpëtimit po kërkojnë të paktën dy persona që mendohet se janë të zhdukur në rrënoja.

"Është e mundur që ne do të gjejmë trupa të vdekur sonte, ose do t'i gjejmë të gjallë. Nuk kishte asnjë alarm para incidentit", tha ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin nga vendi i shpërthimit.

Hetuesit ende nuk e dinë se si ndodhi shpërthimi i gazit. Prokurori i Parisit, i cili po heton incidentin, tha se shenjat e hershme tregojnë se shpërthimi i gazit erdhi nga brenda ndërtesës që strehon Akademinë Amerikane të Parisit.

shperthen gazi ne paris

Sondazh

Poll