Bota

RASTËSI! Stërgjyshërit e gruas së një nga pesë turistët e 'zhdukur', vdiqën në katastrofën e Titanikut

Rastësi kjo, por stërgjyshërit e Wendy Rush, Isidor dhe Ida Straus humbën jetën si pasojë e mbytjes së Titanikut, pikërisht anijes që bashkëshorti i saj Stockton Rush zgjodhi të vizitojë.

22 Qershor 2023, 08:33 Nga f.i
RASTËSI! Stërgjyshërit e gruas së një nga pesë
Wendy Rush dhe Stockton Rush

SHBA- Teksa kërkimet vazhdojnë për nëndetësen e zhdukur Titan pranë rrënojave të Titanikut në Atlantik, detaje të reja zbulohen nga jeta e pesë turistëve që ndodhen në bordin e nëndetëses. Dailymail raporton se gruaja e shefit ekzekutiv të nëndetëses turistike të zhdukur ka lidhje me viktimat e katastrofës së anijes së Titanikut në 1912.

Rastësi kjo, por stërgjyshërit e Wendy Rush, Isidor dhe Ida Straus humbën jetën si pasojë e mbytjes së Titanikut, pikërisht anijes që bashkëshorti i saj Stockton Rush zgjodhi të vizitojë. Rush është një prej pesë turistëve në bordin e nëndetës së zhdukur.

Wendy Rush, e lindur Wendy Hollings Weil, u martua me inxhinierin dhe sipërmarrësin Stockton Rush në 1986. Rush ka vizituar rrënojat e Titanikut tre herë me kompaninë e burrit të saj në dy vitet e fundit dhe punon si drejtore e komunikimit në OceanGate.

Stockton Rush, 61 vjeç, themeloi OceanGate në 2009. Inxhinieri aeronautik i lindur në Seattle, i shkolluar në Princeton, punoi në avionë luftarakë dhe fillimisht shpresonte të shkonte në Mars përpara se të kalonte vëmendjen te deti.

zhduken turistet ne oqeanin atlantik

Sondazh

Poll