Bota

Arrestimi i Belerit, Dendias: Do krijojë tensione intensive në marrëdhëniet mes dy vendeve

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, ka folur sërish për arrestimin dhe lënien në burg të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri

21 Qershor 2023, 21:13 Nga m.s
Arrestimi i Belerit, Dendias: Do krijojë tensione intensive në
Nikos Dendias

GREQI- Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, ka folur sërish për arrestimin dhe lënien në burg të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri. Ai e ka cilësuar këtë një ngjarje të pakëndshme, dhe se nuk do të injorohet nga Greqia. Nikos Dendias mban qëndrim kundër çështjes së ndalimit të Fredi Belerit, raporton "Protothema". 

“Është diçka jashtëzakonisht e pakëndshme. Do të krijojë tensione intensive në marrëdhëniet mes dy vendeve, dhe kam frikë të them se do të krijojë edhe probleme në rrugën e Shqipërisë drejt Europës, diçka që Greqia edhe e dëshiron, edhe e promovon dhe e ndihmon. Kemi të bëjmë me një kryetar të zgjedhur. Arrestimi i një kryetari të zgjedhur, me dosjen që ekziston aktualisht, në një shtet ligjor evropian, nuk është diçka e pranueshme. E pamë dosjen, e analizuam. Provat që figurojnë të përfshira nuk justifikojnë ndalimin e përkohshëm të një kryetari të zgjedhur”, ka sqaruar ai lidhur me rastin.

Sipas Dendias, duhet gjetur një zgjidhje dhe ky është “lirimi i përkohshëm i kryetarit dhe prej andej do të gjykohet në kuadrin e shtetit ligjor”, vijoi ai. 

“Shpresoj që marrëdhëniet e Greqisë me Shqipërinë të përmirësohen, por kjo është një pengesë shumë e madhe. Ata e kanë gabim nëse mendojnë se diçka e tillë mund të vihet nën tavolinë, të injorohet ose të harrohet”.

 

nikos dendias

Sondazh

Poll