Bota

'Ka mashtruar klientët', autoritetet amerikane dalin kundër Amazon

Komisioni Federal i Tregtisë i SHBA-së akuzoi të mërkurën faqen zyrtare të 'Amazon' Amazon.com se ka regjistruar miliona konsumatorë në shërbimin e saj të abonimit me pagesë 'Amazon Prime' pa pëlqimin e tyre.  FTC ngriti padi në gjykatën federale në Seattle dhe tha se pretendonte se Amazon ka mashtruar miliona konsumatorë që të regjistroheshin pa vetëdije në Amazon Prime.

21 Qershor 2023, 21:09 Nga a.l
'Ka mashtruar klientët', autoritetet amerikane dalin kundër
Amazon

Komisioni Federal i Tregtisë i SHBA-së akuzoi të mërkurën faqen zyrtare të 'Amazon' Amazon.com se ka regjistruar miliona konsumatorë në shërbimin e saj të abonimit me pagesë 'Amazon Prime' pa pëlqimin e tyre. 

FTC ngriti padi në gjykatën federale në Seattle dhe tha se pretendonte se Amazon ka mashtruar miliona konsumatorë që të regjistroheshin pa vetëdije në Amazon Prime. Në një deklaratë, Amazon i quajti pretendimet e FTC-së të rreme, shkruajnë mediat e huaja. 

Padia është një nga disa veprimet e ndërmarra nga administrata e Presidentit Joe Biden që synon të frenojë fuqinë e madhe të tregut të firmave Big Tech ndërsa përpiqet të rrisë konkurrencën për të krijuar mbrojtje më të madhe të konsumatorit.

amazon

Sondazh

Poll