Bota

Rrezikohen 200 vende pune/ Gazeta gjermane 'Bild' 'joshet' nga AI, pritet të zëvendësojë punonjësit me inteligjencën artificiale

Bild do të zvogëlojë gjithashtu numrin e botimeve rajonale nga 18 në 12. Lëvizjet pasojnë një njoftim në shkurt nga CEO i Axel Springer, Mathias Dopfner, se botuesi do të ishte një kompani thjesht mediatike dixhitale.

21 Qershor 2023, 19:37 Nga a.l
Rrezikohen 200 vende pune/ Gazeta gjermane 'Bild' 'joshet'
Foto ilustruese

GJERMANI- Gazeta Bild, në pronësi të grupit mediatik Axel Springer, planifikon të shkurtojë 200 vende pune dhe t'i zëvendësojë ato me inteligjencë artificiale (AI). 

Gazeta kryesore gjermane informoi punonjësit se për shkak të mundësive të paraqitura nga AI, do të bëhen shkurtime në seksionin editorial, shkruajnë mediat e huaja. 

Bild do të zvogëlojë gjithashtu numrin e botimeve rajonale nga 18 në 12. Lëvizjet pasojnë një njoftim në shkurt nga CEO i Axel Springer, Mathias Dopfner, se botuesi do të ishte një kompani thjesht mediatike dixhitale.

'AI do të ishte më i mirë në grumbullimin e informacionit sesa gazetarët njerëzorë", tha ai, duke shtuar se vetëm botuesit që krijuan përmbajtjen më të mirë origjinale, duke përfshirë gazetarinë investigative dhe komentet origjinale, do të mund të mbijetonin. 

gazeta bild

Sondazh

Poll