Bota

KFOR-i rinovon bashkëpunimin me FSK-në

Në një postim në Twitter, KFOR-i bën me dije se ka rinovuar bashkëpunimin me FSK-në për operacionet e mbrojtjes civile, asgjësimin e mjeteve shpërthyese, kërkim-shpëtimit dhe reagimit ndaj materialeve të rrezikshme.

21 Qershor 2023, 17:22 Nga a.l
KFOR-i rinovon bashkëpunimin me FSK-në
KFOR

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia ka zhvilluar një takim me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehajn. Në një postim në Twitter, KFOR-i bën me dije se ka rinovuar bashkëpunimin me FSK-në për operacionet e mbrojtjes civile, asgjësimin e mjeteve shpërthyese, kërkim-shpëtimit dhe reagimit ndaj materialeve të rrezikshme.

KFOR-i njofton se vazhdon të kryejë mandatin e tij në mënyrë të paanshme, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, dhe se mbështet plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si e vetmja rrugë që çon palët përpara.  

kfor angelo michele ristuccia

Sondazh

Poll