Bota

Brnabiç i kërkon ndihmë ‘miqve evropianë’: Parandaloni arrestimin e serbëve të pafajshëm

Ajo u kërkoi “miqve evropianë” të ndihmojnë në ruajtjen e paqes në rajon.

21 Qershor 2023, 10:52 Nga I.A
Brnabiç i kërkon ndihmë ‘miqve evropianë’:
Ana Brnabiç

SERBI- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, u kërkoi mbrëmë liderëve të Bashkimit Evropian që të tregojnë se qëndrojnë pas parimit të sundimit të ligjit, pra respektimit të plotë të marrëveshjeve ndërkombëtare, si dhe përfundimisht, zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Unë po ju kërkoj që të parandaloni arrestimin dhe ndalimin e njerëzve “të pafajshëm vetëm për shkak se janë serbë”, që të mos i nënshtrohen torturave vandale derisa janë në paraburgim dhe derisa as familjet e tyre dhe as përfaqësuesit e tyre ligjorë nuk mund t’i kontaktojnë ata”, ka thënë Bërnabiç.

Ajo u kërkoi “miqve evropianë” të ndihmojnë në ruajtjen e paqes në rajon.

Unë po ju kërkoj, të dashur miq nga BE, të na ndihmoni të ruajmë paqen, sepse paqja është pasuria më e rëndësishme evropiane. Ju gjithmonë do të keni një bashkëbisedues “të besueshëm” në Beograd”, tha ajo.

Situata në komunat në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar prej datës 26 maj, ku serbët prej ditësh vazhdojnë të kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri të hyjnë në ndërtesat komunale. Tensionet u përshkallëzuan në datën 29 maj, kur trupat e KFOR u përplasën fizikisht me protestuesit serbë. Situata u përkeqësua edhe më tej më 14 qershor pas arrestimit të tre policëve të Kosovës në veri të vendit nga Serbia. Efektivët kanë dalë para gjykatës serbe dhe janë lënë në paraburgim për 30 ditë. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, pas arrestimit të tre policëve të njoftoi për një takim urgjent në Bruksel mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç, për zgjidhjen e krizës. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka refuzuar të marrë pjesë në takimin e caktuar nga Borrell, ndërsa kryeministri i Kosovës është akoma i pavendosur. BE ka bërë thirrje që të dyja palët të marrin pjesë në takimin në Brukse ose do të përballen me pasoja.

ana bërnabiç tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll