Bota

KY ËSHTË SKENARI MË I KEQ- Zhytësi ka frikë se trupi i nëndetëses së humbur ka shpërthyer

Ekipet e shpëtimit nga SHBA dhe Kanadaja janë ende duke u përpjekur për të gjetur anijen, e cila besohet se për herë të fundit ka dërguar një sinjal ndërsa ishte drejtpërdrejt mbi rrënojat e Titanikut. Nëndetësja besohet të ketë mjaftueshëm oksigjen për të mbijetuar nën ujë deri të enjten pasdite.

21 Qershor 2023, 09:19 Nga k.m.
KY ËSHTË SKENARI MË I KEQ- Zhytësi ka frikë se trupi i
Nëndetësja

SHBA- Një zhytës me përvojë, i cili shkoi vetë në oqean për të parë rrënojat e Titanikut, ka frikë se nëndetësja që u zhduk të dielën mund të ketë shpërthyer mijëra metra nën ujë. Michael Harris, i cili njeh tre nga pesë pasagjerët në bordin e nëndetëses së zhdukur, i tha Fox Neës se nuk është optimist se ata do të shpëtohen dhe beson se nuk ka asgjë që Marina e SHBA mund të bëjë.

“Skenari i rastit më të keq është që diçka ka ndodhur me dhe se ka shpërthyer në thellësinë 3,200 metra”, tha Harris.

Në ato thellësi, pesha e ujit do të ushtronte presion ekstrem hidraulik mbi nëndetëse.

Ekipet e shpëtimit nga SHBA dhe Kanadaja janë ende duke u përpjekur për të gjetur anijen, e cila besohet se për herë të fundit ka dërguar një sinjal ndërsa ishte drejtpërdrejt mbi rrënojat e Titanikut. Nëndetësja besohet të ketë mjaftueshëm oksigjen për të mbijetuar nën ujë deri të enjten pasdite.

Por një shpërthim do të thotë se çdo shpresë është zhdukur prej kohësh. Nëse ndonjë pjesë e bykut të nëndetëses, e përbërë nga fibër karboni dhe titan, do të pësonte një çarje të vogël, do të pasonte me një shpërthim vdekjeprurës.

"Kur zhytesh në këto situata, duhet të bësh gjithçka në mënyrë absolutisht të përsosur dhe sipas rregullave," - tha Harris.

Titani supozohet të komunikonte duke i dërguar një "ping" anijes së tij mëmë, Princi Polar, çdo 15 minuta - i fundit sinjal erdhi kur mjeti po lundronte mbi rrënojat e Titanikut rreth orës 10:00 të mëngjesit të së dielës. Në atë moment u krijua kaos. Një thirrje për ndihmë iu bë Rojës Bregdetare të SHBA në orën 21:00, dega e së cilës në Boston tani po udhëheq misionin e shpëtimit.

Pesë persona ishin në bordin e Titan, një nëndetëse 7 metra e gjatë që dërgon turistët që paguajnë për të parë Titanikun e mbytur në thellësinë e Oqeanit Atlantik. Miliarderi britanik Haymish Harding është një nga pesë personat në bord, së bashku me drejtorin ekzekutiv të "Oceangate", kompania që organizon këto ekspedita Stockton Rush, eksploruesin francez Paul Henri Nargele, biznesmenin pakistanez Shahzad Daëood (48) dhe djalin e tij, 19-vjeçar, Sulejman.

anija titaniku zhduken turistet ne oqeanin atlantik

Sondazh

Poll