Bota

Përplasje mes bandave në burgun e Honduras, humbin jetën 41 gra

25 gra vdiqën si pasojë e djegieve, 16 të goditur me plumba.

21 Qershor 2023, 10:42 Nga f.i
Përplasje mes bandave në burgun e Honduras, humbin jetën 41 gra
burgu ne Honduras

SHBA- 41 gra në një burg të Hondurasit kanë humbur jetën si pasojë e një përleshje mes bandave rivale. Sipas BBC, 25 gra vdiqën si pasojë e djegieve, 16 të goditur me plumba.

Zëvendësministrja e Sigurisë e vendit, Julissa Villanueva, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka premtuar se do të godasë dhunën. Ajo autorizoi gjithashtu ndërhyrjen e menjëhershme të zjarrfikësve, policisë dhe ushtrisë.

“Humbja e jetëve njerëzore nuk do të tolerohet,” tha ministrja e Sigurisë, Villanueva.

honduras vdesi 41 gra

Sondazh

Poll