Politike

A duhet prishur marrëveshja me MEK? Yuri Kim: Shqipëria të zbatojë ligjet e saj

Yuri Kim tha se vendimin duhet ta marrë qeveria shqiptare.

21 Qershor 2023, 10:26 Nga k.m.
A duhet prishur marrëveshja me MEK? Yuri Kim: Shqipëria të
Yuri Kim

TIRANË-Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim në një konferencë për gazetarët ka mbështetur operacionin e policisë shqiptare në kampin e MEK në Manzë një ditë më parë. Në fjalimin e saj të lamtumirës, nga rezidenca e ambasadës amerikane, Yuri Kim tha se vendimin duhet ta marrë qeveria shqiptare.

Pyetje: DASH ka reaguar lidhur me operacionin në Manzë, janë shprehur të shqetësuar sepse nuk është lëvizje demokratike, a mendoni se Shqipëria duhet të shkojë drejt prishjes së marrëveshjes?

Yuri Kim: Është vendim që duhet ta marrë qeveria shqiptare. Ne e mbështesim të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet në vendet e saj. Ka terma që zbatohen për mysafirët, ne duhet t'i respektojmë.

yuri kim yuri kim 21 qershor 2023

Sondazh

Poll