Politike

Romina Kuko zgjidhet kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës

61 këshilltarët e zgjedhur në 14 maj, u betuan sot duke konstituar edhe “parlamentin” e ri të qytetit, ndërsa kryetare e tij u zgjodh Romina Kuko.

20 Qershor 2023, 17:29 Nga DOSJA

Romina Kuko zgjidhet kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës

TIRANE- Romina Kuko është zgjedhur kryetare e Këshillit Bashkiak. Ajo u propozua nga kryetari i këshilltarëve socialist, Eridian Salianji. “Romina Kuko ka përfunduar studimet për Psikologji në Universitetin e Shefildit, ku është diplomuar me titullin Honors. Ajo ka një eksperiencë të spikatur 17-vjeçare, në sektorin e sigurisë ku veçojnë angazhimin e saj pranë Ministrisë së Mbrojtjes, Drejtoria e NATO-s, 8 vjet në OSBE dhe që nga 2017 zv. Ministre e Brendshme. Ajo ka shërbyer me profesionalizëm në Këshillin Bashkiak 2019-2023 dhe është aktiviste e kauzave sociale”, tha Salianji.

61 këshilltarët e zgjedhur në 14 maj, u betuan sot duke konstituar edhe “parlamentin” e ri të qytetit, ndërsa kryetare e tij u zgjodh Romina Kuko.

Kuko e cila mban aktualisht edhe postin e zëvendës Ministres së Brendshme, kandidoi në listat e PS për këshilltarët bashkiakë në Tiranë.

Përbërja e Këshillit Bashkiak të Tiranës: 

Partia Socialiste 34 Këshilltarë

Romina Kuko
Aldrin Dalipi 
Megi Fino      
Eridian Salianji          
Etleva Bajrami
Endri Fuga    
Ledia Tota     
Plarent Ndreca          
Sonila Qato   
Luan Bregasi 
Arta Dollani  
Genci Hyska 
Joleza Koka   
Julian Hodaj  
Reme Xholi   
Besart Kadia
Blerina Doracaj         
Gazmend Paja
Silda çepe      
Endrit Hoxha
Adelina Greca
Hantin Bonati
Vjollca Braho
Glindxhet Madhi      
Katerina Marku         
Aldo Merkoçi
Albina Nanaj 
Enio Civici    
Bruxhilda Kito          
Agim Kraja   
Maura Linadi
Halit Valteri  
Grejsi Bixhi
Rezart Isufi
 

Bashkë Fitojmë Këshilltarë

Ilir Alimehmeti         
Silva Caka   
Endrit Braimllari     
Beti Njuma  
Arben Tafaj 
Floida Kërpaçi        
Tedi Blushi  
Ilda Zhulali  
Dorjan Teliti 
Ana Azizaj   
Artan Distafa
Albana Kepi
Jonathan Pano      
Eriona Bixha
Genci Gjokutaj     

Partia Republikane 1 këshilltar

Albi Jahelezi

Partia Socialdemokrate 3 këshilltarë

Bruno Çela 
Irini Goga   
Krenar Canollari  

Partia Demokratike 4 këshilltarë

Enriketa Pandelejmoni     
Gentjan Muça         
Irisi Beleraj  
Ervin Dushku

Aleanca Progresiste LZHK 1 këshilltar

Fabian Topollari

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 1 këshilltar

Alda Hasani

Nisma Thurje 1 këshilltar

Endrit Shabani

Lëvizja Bashkë 1 këshilltar

Mirela Ruko   

Sondazh

Poll