Politike

Veliaj betohet në tarracën e Bashkisë, Alimehmeti: Shkelje e ligjit dhe rregullores

Anëtarët e Këshillit Bashkiak të opozitës, Ilir Alimehmeti dhe Endrit Braimllari, e cilësuan si një rast të paprecedentë faktin që Erion Veliaj bëri betimin për mandatin e tij të tretë në krye të Bashkisë së Tiranës në tarracën e Bashkisë.

20 Qershor 2023, 20:51 Nga DOSJA
Veliaj betohet në tarracën e Bashkisë, Alimehmeti: Shkelje e
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Anëtarët e Këshillit Bashkiak të opozitës, Ilir Alimehmeti dhe Endrit Braimllari, e cilësuan si një rast të paprecedentë faktin që Erion Veliaj bëri betimin për mandatin e tij të tretë në krye të Bashkisë së Tiranës në tarracën e Bashkisë.

“Mungesa e betimit përpara Këshillit Bashkiak siç e parashikon ligji dhe rregullorja, nënkuptojmë që nuk fillon dot ushtrimin e detyrave si kryetar i Bashkisë Tiranë. Për herë të parë është Partia Socialiste që braktis mbledhjen e Këshillit Bashkiak”, tha Ilir Alimehmeti.

Sipas Ilir Alimehmetit dhe Endrit Braimllarit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e nisi mandatin e tij të tretë duke shkelur ligjin dhe rregulloren e Këshillit Bashkiak, pasi nuk është betuar përpara anëtarëve të këtij Këshilli, por në tarracën e Bashkisë.

Anëtarët e Këshillit Bashkiak të opozitës në Tiranë, u shprehën se pavarësisht veprimeve të Erion Veliajt, ata do ta vijojnë betejën për të mbrojtur interesin e qytetarëve.

Sondazh

Poll