Aktualitet

VIDEO/ Momenti kur dhjetëra makina të Policisë futen në Kampin e Muxhahedinëve iranianë

Pamjet janë filmuar nga kamerat e sigurisë së Kampit të Muxhahedinëve dhe janë shpërndarë nga vetë ata.

20 Qershor 2023, 21:36 Nga A.B
VIDEO/ Momenti kur dhjetëra makina të Policisë futen në
Policia

TIRANË- Këto janë pamjet nga momenti kur makina të shumta të Policisë kanë hyrë në Kampin e Muxhahedinëve iranianë gjatë ditës së sotme. Pamjet janë filmuar nga kamerat e sigurisë së Kampit të Muxhahedinëve dhe janë shpërndarë nga vetë ata.

Gjatë kontrolleve të ditës së sotme nga ana e Policisë, pati tensione të shumta dhe u raportua edhe për një viktimë, për të cilin muxhahedinët pretendojnë se mbeti i vdekur si pasojë e gazit të përdorur nga policia. Policia sekuestroi disa pajisje kompjuterike dhe servera, që dyshohet se përdoreshin për sulme kibernetike./Dosja.al

tensione ne mek

Sondazh

Poll