Aktualitet

Marrin flakë tubat e aspirimit në një pallat në Durrës

Tubat e aspirimit të një pallati në lagjen nr 1., Durrës janë përfshirë nga flakët, duke rrezikuar edhe apartamentet.

20 Qershor 2023, 20:07 Nga a.l
Marrin flakë tubat e aspirimit në një pallat në Durrës
Durrës

DURRËS- Tubat e aspirimit të një pallati në lagjen nr 1., Durrës janë përfshirë nga flakët, duke rrezikuar edhe apartamentet.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, policia si dhe një autoambulancë.

Ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse, ka vënë nën kontroll situatën, duke shuar flakët dhe penguar përhapjen ne ambjente të tjera të pallatit.

durres

Sondazh

Poll