Aktualitet

Tre automjete aksidentohen në aksin rrugor Sauk-TEG, ndërron jetë 40-vjeçari

Tre mjete janë aksidentuar pasditen e sotme në aksin rrugor Sauk-TEG

20 Qershor 2023, 18:12 Nga DOSJA
Tre automjete aksidentohen në aksin rrugor Sauk-TEG, ndërron jetë
ambulance

TIRANË- Tre mjete janë aksidentuar pasditen e sotme në aksin rrugor Sauk-TEG. Në rrethrrotullimin e TEG-ut janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit me inicialet D. B., 40-vjeç, E. Sh., 23-vjeç, dhe F. H., 30-vjeç. Policia njoftoi paraprakisht se si pasojë e përplasjes u plagos rëndë shtetasi D. B., i cili u shtrua në spital. Fatkeqësisht ai nuk ia ka dalë dot mbanë.

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju informojmë se shtetasi D. B., si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.

Aksidenti krijoi radhë të gjata automjetesh në këtë aks. Sa i përket rrethanave, autoritetet policore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për zbardhjen e tyre.

Tre automjete aksidentohen në aksin rrugor Sauk-TEG, ndërron jetë

Njoftimi nga policia

“Më datë 20.06.2023, rreth orës 17:25, në rrethrrotullimin e TEG-ut janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit D. B., 40 vjeç, E. Sh., 23 vjeç, dhe F. H., 30 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi D. B., dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit".

Sondazh

Poll