Politike

Zgjedhja e kryetarit të ri/ Çollaku akuzon gazetarët: S’jemi përçarë, ju po manipuloni

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka hedhur akuza mbi gazetarët për manipulim, pas pyetjeve të drejtuara për veprimtarinë që është duke u zhvilluar për procesin e zgjedhjes së kryetarit të PD-së.

20 Qershor 2023, 15:44 Nga DOSJA
Zgjedhja e kryetarit të ri/ Çollaku akuzon gazetarët:
Kreshnik Çollaku

TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka hedhur akuza mbi gazetarët për manipulim, pas pyetjeve të drejtuara për veprimtarinë që është duke u zhvilluar për procesin e zgjedhjes së kryetarit të PD-së. Çollaku është shprehur pas mbledhjes së forumit, se vendimet janë marrë në bazë të rregullave të parashkruara në Statut.

“Ju sfidoj të shkoni në çdo subjekt tjetër politik, e rëndësishme është që të zhvillohet debati, edhe përmes kundërshtimeve. Kjo parti do vazhdojë të ecë në procesin e formës së prerë. Ata që manipulojnë shifrat… Forumi u bë, vendimet u morën. Për Bashën apo këdo tjetër, mendimet personale i jap… Këtu jam si drejtues. Nuk jemi përçarë, kemi mendime ndryshe. Ju bëni manipulime”, tha ai.

Këshilli Kombëtar i PD-së nisi punimet sot me dyer të mbyllura, rreth 1 orë me vonesë, për shkak se fillimisht mungonte kuorumi. Mbledhja e Këshillit Kombëtar e kanë bojkotuar 17 deputetë, mes të cilëve edhe Gazment Bardhi, të cilët kanë qenë kundër mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar përpara se të zhvilloheshin më parë zgjedhjet në seksione, grup seksione dhe degë.

Përplasja e fundit që ka thelluar përçarjen në PD nisi kur Kryesia hapi garën për kryetarin e ri, proces që sipas Bardhit duhej të bëhej pasi të përfundonte ri-strukturimi i partisë në bazë e në seksione.

Sondazh

Poll