Aktualitet

FOTOLAJM- Tjetër ambulancë futet në kampin e MEK në Manëz, iranianët pretendojnë se ka 2 viktima 

Sipas gazetarëve që raportojnë në terren, iranianët pretendojnë se ka 2 viktima nga sulmet me gaz lotësjellës nga Policia e Shtetit.

20 Qershor 2023, 12:25 Nga k.m.
FOTOLAJM- Tjetër ambulancë futet në kampin e MEK në
Pamjet

MANËZ- Një tjetër ambulancë është futur në kampin e MEK në Manëz. Situata u tensionua, pasi banorët në Manëz treguan rezistencë dhe kundërshtuan kontrollin e forcave policore.

Brenda ambjenteve të kampit banorët vazhduan protestat, teksa forcat policore i lanë jashtë. Herë pas here shihej teksa ambulaca futej në ambjentin e kampit dhe banorët pretendojnë se ka 100 të plagosur dhe viktima.

Sipas gazetarëve që raportojnë në terren, iranianët pretendojnë se ka 2 viktima nga sulmet me gaz lotësjellës nga Policia e Shtetit. Por deri më tani nuk ka asnjë konfirmim nga uniformat blu. 

aksioni ne mek

Sondazh

Poll