Aktualitet

"Vratë vëllanë tonë!"/ Nis PROTESTA në kampin e MEK në Manëz

Qindra qytetarët iranianë të mbledhur në Manëz kanë dalë nga ambientet e kampit dhe kanë nisur marshimin duke kërkuar largimin e Policisë së Shtetit nga ambienti që ata e quajnë "shtëpia e tyre".

20 Qershor 2023, 12:20 Nga k.m.
"Vratë vëllanë tonë!"/ Nis PROTESTA në kampin
Pamje nga Manza

MANËZ- "Vratë vëllanë tonë!,"-me këto pankarta në duar ka nisur protesta në kampin e muxhahedinëve në Manëz. Qindra qytetarët iranianë të mbledhur në Manëz kanë dalë nga ambientet e kampit dhe kanë nisur marshimin duke kërkuar largimin e Policisë së Shtetit nga ambienti që ata e quajnë "shtëpia e tyre".

Ndërkohë që ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Policia e Shtetit, opozita iraniane pretendon se gjatë kontrollit të Policisë së Shtetit, një person ka humbur jetë nga gazi lotësjellës, ndërsa dhjetra të tjerë janë plagosur dhe kanë probleme me sytë dhe frymëmarrjen. Madje kanë qenë të gatshëm që të fusnin dhe gazetarët në vendin ku ishin lënë të vdekurin. 

aksioni ne mek mek

Sondazh

Poll