Aktualitet

Flasin mjekët nga kampi i MEK: Mund të filmoni të vdekurin, 3 janë në gjendje të rëndë. Qindra janë plagosur...

Sipas banorëve forcat policore i kanë sulmuar që të merrnin kompjuterat dhe mjetet e tjera elektronike dhe ti çonin jashtë kampit.

20 Qershor 2023, 12:08 Nga k.m

Flasin mjekët nga kampi i MEK: Mund të filmoni të vdekurin, 3

DURRËS- Policia ka bastisur kampet e MEK në Manzë. Teksa banorët kanë treguar rezistencë, mjeku thotë se ka një të vdekur dhe 100 të plagosur nga gazi lotsjellës. Sipas banorëve forcat policore i kanë sulmuar që të merrnin kompjuterat dhe mjetet e tjera elektronike dhe ti çonin jashtë kampit.

Muxhahedinët: Kemi urgjencë, nuk kemi ku t'i çojmë të plagosurit. Mund ti filmoni personat e vdekur. Kanë përdorur gaz lotësjellës. Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë në gjendje të rëndë e janë dërguar në spitalin ushtarak të Tiranës. Qindra të tjerë janë të plagosur dhe kanë lëndime në sy dhe në aparatin e frymëmarrjes. Pse përdorën gaz lotsjellës? Pse u bënë këto kontrolle? Policia shqiptare na ka sulmuar rëndë. Na sulmuan edhe motrat tona këtu, marrëdhënia jonë me popullin shqiptar është miqësore. Pse na sulmuan kështu?

Pse sulmuan me gaz?

Muxhahedinët: Po na sulmonin që të merrnin kompjuterat dhe mjetet e tjera elektronike dhe ti çonin jashtë kampit. 2 muaj më parë Policia erdhi. 

mek menz aksion ne mek

Sondazh

Poll