Bota

E rrallë/ Zbulohet fytyra e vajzës adoleshente që vdiq më shumë se 1300 vjet më parë

Analiza e re e specializuar e eshtrave dhe dhëmbëve të adoleshentes së shekullit të 7-të ka zbuluar më shumë për jetën e saj të shkurtër.

20 Qershor 2023, 09:59 Nga f.i
E rrallë/ Zbulohet fytyra e vajzës adoleshente që vdiq më
fytyra e zbuluar

SHBA- Fytyra e një vajze që vdiq më shumë se 1300 vjet më parë është zbuluar përmes rindërtimit të fytyrës. Mediat e huaja raportojnë imazhi i saj do të shfaqet si pjesë e një ekspozite të Universitetit të Kembrixhit.

Artisti i mjekësisë ligjore Hew Morrison krijoi ngjashmërinë duke përdorur matjet e të dhënave të kafkës dhe thellësisë së indeve të gruas së re për femrat kaukaziane. Përveç pamjes studiuesit zbuluar detaje nga jeta e saj, si ushqyerja dhe sëmundja nga e cila vuante.

“Syri i saj i majtë ishte pak më i ulët, rreth gjysmë centimetri, se syri i saj i djathtë, kjo do të kishte qenë mjaft e dukshme në jetë,”- tha ai.

Analiza e re e specializuar e eshtrave dhe dhëmbëve të adoleshentes së shekullit të 7-të ka zbuluar më shumë për jetën e saj të shkurtër. Ajo lindi pranë Alpeve, në Gjermaninë jugore, dhe u zhvendos në banesën e Cambridgeshire në një moment pasi mbushi shtatë vjeç. Përveç kësaj, dieta e saj ndryshoi sapo mbërriti në Angli.

“Tani e dimë se përqindja e proteinave ka rënë, duke sugjeruar që ajo hante më shumë mish dhe produkte qumështi kur ishte në Gjermaninë jugore sesa kur mbërriti në Trumpington”,- tha Dr Lucy.

Skeleti i saj u gjet i varrosur në një shtrat prej druri, me një kryq ari dhe granate në gjoks në Trumpington, Cambridgeshire, në vitin 2012. Varrimi është një nga 18 varrosjet me shtretër të zbuluar deri më tani në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa kryqi i arit dhe i granatës tregon krishtërimin e saj dhe prejardhjen e saj aristokratike ose mbretërore.

E rrallë/ Zbulohet fytyra e vajzës adoleshente që vdiq më

Rindërtimi i fytyrës është një teknologji përmes së cilës studiuesit janë në gjendje të zbulojnë se si dukeshin disa njerëz në të kaluarën. Në fillim të këtij muaji, shkencëtarët arritën të rindërtonin fytyrën e mbretit Tutankhamun, një nga faraonët më të shquar të Egjiptit të lashtë. 

vdiq 1300 vjet me pare

Sondazh

Poll